Çalik Holding: “Nuk i shesim kompanitë tona të telekomunikacionit”
Tiranë – Pas lajmit të botuar në një të përditshme, me titull “Turqit e Çalik përgatisin shitjen e Albtelekomit, fitime marramendëse nga transaksioni”, reagon investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Sipas drejtuesve të kompanisë, “i është dhënë vend shprehjes se Çalik Holding do të shesë aksionet e tij në investimet në Shqipëri, Albtelekom dhe Eagle Mobile. Korporata jonë ndjeu nevojën për të bërë këtë deklaratë lidhur me këtë lajm, që nuk ka asnjë lidhje më të vërtetën, është i pabazë, nuk përputhet me ndershmërinë e gazetarisë dhe botohet me qëllim mashtrimin e opinionit publik”. Çalik Holding, në vitin ’07, me blerjen e Albtelekomit, operatorit më të madh të telefonisë fikse dhe internetit dhe në kuadër të kësaj kompanie edhe Eagle Mobile, me qëllim bërjen e tij operatorin më të përzgjedhur në Shqipëri, investoi në vend më se 50 milionë euro. Krahas sektorit të telekomunikacionit, me investimet edhe në fushën financiare, Çalik Holding, një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, cilëson tërësisht si larg të vërtetës pretendimet se nuk është bërë asnjë investim. Çalik Holding, që po vijon me gjithë shpejtësinë investimet, me Eagle Mobile brenda vetëm 6 muajve duke ngritur mëse 300 antena dhe stacione sinjali dhe duke arritur në 11 muaj 386 mijë abonentë, ka për qëllim të ofrojë shërbimin më cilësor me çmimet më të arsyeshme për opinionin shqiptar. Në botë s’mund të gjendet asnjë kompani telekomunikacioni që ka ngritur infrastrukturën në një periudhë prej vetëm tre muajsh duke nisur aktivitetin tregtar. Eagle Mobile me këtë sukses ka fituar edhe një çmim në Shqipëri. Eagle Mobile arriti në një mbulim, për 6 muaj, të cilin kompanitë konkurrente e kanë përfunduar nga 2 vjet deri në 2 vjet e gjysmë, dhe këtë e ka kryer me rrjetin e saj dhe duke mos bashkëpunuar me asnjë kompani tjetër. Me investimet e kryera dhe ndihmesën e krijuar për ekonominë e Shqipërisë nga Çalik Holding, kompania tjetër, në kuadër të kësaj korporate, “Albtelekom”, kompania lider në fushën e internetit, me shërbimet e cilësisë së lartë të ofruara, pa ndërprerje, me infrastrukturën e fuqishme teknike dhe fushatat speciale, po e shton përditë ndikimin në tregun e abonentëve individualë apo institucionalë. Pas investimeve të kryera, abonentët e shërbimit ADSL të Albtelekomit, në gusht 2008 shënonin shifrën e 1500 personave. Ndërsa në dhjetor ‘08 Albtelekomi shënonte 18110 abonentë të këtij shërbimi, duke marrë kryesimin në këtë treg në një kohë shumë të shkurtër. I gjithë ky shtim i numrit të abonentëve, me gjithë rritjen e sasisë së shërbimeve, ka sjellë rritjen serioze të vlerës së Eagle Mobile dhe Albtelekomit në treg. Në këtë drejtim, Çalik Holding, me investime të mëdha në energjetikë, konstruksion, financë, tekstile dhe në fushën mediatike në Turqi dhe në zona të tjera të rajonit, suksesin e arritur në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri e ka kremtuar me një festë të madhe me rastin e njëvVjetorit të Eagle Mobile, më datë 12 mars ‘09, në një organizim ku morën pjesë me dhjetëra gazetarë të njohur dhe zyrtarë të lartë nga Turqia dhe Shqipëria. Në atë mbrëmje festive të ditëlindjes së Eagle Mobile është theksuar se Çalik Group i jep një vlerësim të lartë dhe rëndësi strategjike projekteve në Shqipëri dhe është evidentuar haptas se Shqipëria shikohet si një derë e hapur për mundësi të reja drejt Europës.
30 Mars 2009