Ministri Tafaj Arsimi profesional prioritet i qeverise
Në kuadrin e celebrimit të 17 viteve bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe asaj zviceriane, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe ambasadorja e Zvicrës, Yvana Enzler kanë marrë pjesë në inaugurimin e mjediseve të reja të shkollës profesionale “Beqir Çela” në Durrës.
Ministri Tafaj theksoi se arsimi profesional mbetet prioritet kryesor dhe në 2- 3 vitet e ardhme do të ketë një zhvillim, ku së shpejti do të nisë jo vetëm ndërtimi i shkollave por edhe i konvikteve për nxënësit.
Arsimi profesional, zgjerimi i paketës së bursave si dhe orientimi i studentëve drejt tregut të punës mbetet prioritet i qeverisë, ndaj dhe edhe këtë vit të ri shkollor nuk kanë munguar investimet të kryera nga donatorë të huaj por edhe nga buxheti i shtetit
Vënia në zbatim e projektit që përfshin punësimin e studentëve por edhe krijimin e bizneseve të tyre personale si dhe zgjerimi i paketës së bursave për arsimin profesional, kryesisht për të rinjtë nga trevat veriore, është një tjetër angazhim i ministrisë së arsimit dhe Fondacioni Zviceran “Svisscontact” i cili pritet të marrë sa më shpejt zbatim.
E pranishme në inaugurimin e ambienteve të reja, ambasadorja e Zvicrës, Yvana Enzler, tha se arsimi dhe trajnimi profesional mbetet mjaft i rëndësishëm, pasi gjeneron studentë të aftë për të punuar.
Punësimi mbetet mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve, ndaj arsimi dhe trajnimi profesional po merr gjithnjë e më shumë rëndësi për sistemin arsimor, sepse gjeneron studentë të aftë për të punuar në tregun e punës pa qenë nevoja të kryejnë studime të larta.
Zvicra ka përvojë të pasur në këtë fushë, dhe për këtë i ka ofruar Shqipërisë ndihmë në futjen e shembujve të mirë të arsimit dhe trajnimit profesional.
Shkolla e Lartë Profesionale e Teknologjisë së Automobilave është një prej shkollave profesionale në vend që mbështetet Fondacioni Zviceran “Svisscontact” që prej vitit 1994.
Qëllimi i projektit është përmirësimi i cilësisë së trajnimit dhe orientimi më i mirë drejt tregut të punës.
Shkollat në fjalë do të ofrojnë mini-projekte zhvillimore, të cilat do të selektohen nga një komision përzgjedhës.