Zyrtarizohen ndryshimet ne zinxhirin drejtues te policise se Vlores
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë shkrin zinxhirin drejtues të Drejtorisë dhe komisariatit të policisë së Vlorës.
Në argumentimin zyrtar shënohet se ndryshimet kryhen për t’i dhënë një shtysë të re ecurisë së punës për parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale.
Ndryshimet vijnë pas disa ngjarjesh të rënda të ndodhura në qytetin e Vlorës, siç ishte edhe vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Në orët e paradites janë firmosur largimi nga detyra i drejtorit Ylli Metko, për t’u emëruar drejtor i Drejtorisë së Arsimit Policor, apo siç njihet ndryshe drejtor i departamentit të trajnimeve në qendrën e formimit policor.
Metko bën rokadë në këtë post me Nazmio Kotaren, i cili shkon drejtor i policisë së Qarkut Në Vlorë.
Po rokadë mund të konsiderohen këmbimet e posteve mes zëvendësdrejtorit të Policisë së Korçës, Elidon Veizi, i cili shkon në të njëtin post në drejtorinë e Vlorës. Si edhe shefi i Komisariatit të Mirditës Alfred Elezi, i cili shkon shef komisariati në Vlorë duke u këmbyer me Nikolin Thanën.
Në fakt nga ndryshimet asnjë prej tyre nuk ka humbur në post apo në gradë.