Trotuaret qytetaret presin qe te kthehen ne Rruge per kembesore

Në fjalorin e gjuhës shqipe, “trotuari” përcaktohet si pjesë e ngritur përgjatë dy anëve të një rruge që shërben për këmbësorët.
Por në kryeqytetin e Shqipërisë, këto vendkalime për njerëzit kanë funksione të tjera.
Në pothuajse të gjitha rrugët e Tiranës, në qendër e në periferi, trotuaret janë shndërruar në sipërfaqe për të kryer biznes.
Tregtarët, ambulantët, të licencuar ose jo, pronarët e lokaleve, bareve dhe restoranteve kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina dhe tezga.
Madje disa shërbejnë edhe si vend-parkim për automjetet.
Kjo panoramë e ka shoqëruar prej vitesh kryeqytetin, ku më të pavlerësuarit kanë qenë qytetarët që u janë vjedhur hapësirat publike që u takojnë.
Për këtë qëllim, Bashkia e re e Tiranës së fundi u bëri thirrje të gjithë biznesmenëve nëpër trotuare, që t’i lirojnë ato deri në fund të muajit shtator për t’iu rikthyer pronarëve të vërtetë, këmbësorëve.
Ndërkaq, qytetarët e Tiranës, po numërojnë ditët deri në datën që do t’u japë mundësinë të ecin pa zigzage në trotuaret që si në çdo vend të botës, edhe në Shqipëri emërtohen: Rrugë për këmbësorë!