E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder/ Qendra e Informimit te BE-se aktivitet Dita pa makina

Java Evropiane e Lëvizjes, e cila organizohet çdo vit në të gjithë Evropën në periudhën 16 - 22 Shtator, është shfrytëzuar nga Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në qytetin e Shkodrës, e cila përmes një aktiviteti të organizuar mbasditen e sotme ka sensibilizuar qytetarët shkodranë në përdorimin e biçikletës, në mënyrë që akset rrugore të qëndrës së qytetit të jenë pa makina.

Pjesëmarrës të këtij aktiviteti të veshur me uniformën e bardhë me siglen e Bashkimit Europian, startin e kanë pasur nga Sheshi “Zogu i parë” për të vijuar më pas në drejtim të rrugëve 13 Dhjetori përbri godinave të Bashkisë, Prefekturës, sheshit “Nënë Tereza”, me një rreth-rrotullimi në qëndrën e Piaces dhe kthim përsëri në sheshin “Zogu i parë” ku u bë edhe mbyllja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›