E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Vasili OSBE-ODIHR e vleresoi 8 Majin tani te nise puna per reformen zgjedhore

Lëvizja Socialiste për Integrim, mbështet raportin e OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet vendore të 8 Majit.

Një fakt të tiillë e deklaroi në studion e "ABC News" përfaqësuesi i kësaj force politike, njëkohësisht edhe ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili, pas publikimit të këtij dokumenti me rëndësi për vlerësimin e procesit të fundit zgjedhor në vend.

“Zgjedhjet u cilësuan transparente dhe si bazë për një progres të ardhshëm”, tha ai.

Duke vënë në dukje se ky rezultat është nxjerrë nga misioni ndërkombëtar edhe pse klima paszgjedhore në vend, ka qenë e polarizuar.

Në fund, ai bëri apel, për realizimin e reformës zgjedhore, siç rekomandohet edhe në raportin e OSBE-ODIHR-it.

“Të mos humbet kohë për reformën zgjedhore. Palët të ulen në bisedime për reformën”, bëri ai me dije.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›