Raporti i OSBE-ODIHR Zgjedhjet e 8 Majit ishin kompetitive dhe transparente

Në raportin perfundimtar, misioni i OSBE-ODIHR -it thekson se zgjedhjet vendore të 8 Majit u vlerësuan për përputhshmërinë e tyre me kushtet e OSBE-së dhe standartet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.
Këto zgjedhje sipas OSBE-ODIHR, ishin kompetitive dhe transparente.
Në raportin përfundimtar nënvizohen përpjekjet e mëdha të autoriteteve për shmangien e dublimeve në listat e zgjedhësve.
Raporti thekson se zgjedhjet lokale të 8 Majit u zhvilluan në një mjedis politik që prodhoi krizë pas demonstratës antiqeveritare në 21 janar 2011.
Ndërsa zgjedhjet ishin konkuruese dhe transparente, ato ishin po ashtu të polarizuara, me nota mosbesimi mes partive politike në qeveri dhe opozitës.
Kodi zgjedhor nuk e rregullon vlefshmërinë e fletëve të votimit të hedhura në kutinë e gabuar.
“Kodi Zgjedhor nuk përmend në mënyrë eksplicite se këto fletë votimi të hedhura në kuti të gabuara janë të pavlefshme, - thuhet në raport, - por as nuk parashikon ndonjë procedurë për numërimin e fletëve të votimit te pavlefshme dhe për përfshirjen e tyre në rezultatet. Ky hendek çoi në polemika të konsiderueshme dhe një zgjatje të apelimeve në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës”.
REKOMANDIMET
1.
Palët duhet të tregojnë vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në përputhje ligjin e zgjedhjeve.
Ato duhet të kryejnë detyrat e tyre zgjedhore në një mënyrë të përgjegjshme për interesin e përgjithshëm të Shqipërisë.
Kjo ka të bëjë me performancën e komisionerëve zgjedhore si dhe zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar në të gjitha nivelet.
2.
Reforma zgjedhore duhet të ndërmerret përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Diskutimi i reformës zgjedhore nuk duhet të përfshijë vetëm partitë politike, por edhe KQZ, autoritetet përkatëse shtetërore, si dhe grupet vëzhguese vendase.
3 -
Formula për përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të rishikohet në mënyrë që të rritet besimi ne pavaresine e tij dhe ne zbatimin e paanshem te kodit elektoral.
4.
Partitë politike duhet te respektojne afatet ne proceset zgjedhore, ne vecanti ne emerimin dhe ne trajtimimn e anetareve te komisioneve.
Kodi elektoral duhet të specifikojë masat që do të aplikohen kur afatet nuk respektohen.
5.
Afatet ligjore për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale duhet të jetë një linjë me afatet praktike të tilla: si printimi i fletëve të votimit dhe afatet e ankimit.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme në zgjedhjet lokale që nga numri dhe larmia e fletëve të votimit për t'u shtypur.
6.
Kodi zgjedhor duhet të ndryshohet për të trajtuar vlefshmërinë e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, duke përfshirë edhe proceduart në tabelën e rezultateve dhe proceduart që duhet të ndiqen në rast të mospërputhjeve, kur numri i votave të hedhura gabim tejkalon numrin e nënshkrimeve në listat e zgjedhësve.
7.
Organet shtetërore duhet të bëjnë përpjekje më efektive për të trajtuar problemin e votimit familjar. Kjo çështje duhet theksuar gjatë trajnimit të komisionereve te KZAZ-së dhe QV.
...
10.
Kodi zgjedhor duhet të ndryshohet në mënyrë që të përcaktojë qartë rolin e KZAZ-ve dhe KQZ në lidhje me zgjedhjet vendore për Tiranën.
11.
Kodi zgjedhor duhet të ndryshohet në mënyrë që dispozitat për financimin publik të subjekteve zgjedhore te përshtaten në mënyrë specifike për zgjedhjet lokale, si dhe ato parlamentare, duke mos u dhënë avantazhe partive parlamentare.
14.
Mundësia e partive politike për të zëvendësuar anëtarët e tyre në KZAZ, QV dhe grupet e numërimit duhet të kufizohet në rrethana të veçanta.
15.
KQZ-ja duhet te rishikoje vendosjen e një orari pune për qendrat e numërimit të votave. Duhet rishikuar vendosja e gjobave tek anëtarët e ekipeve të numërimit.
LISTAT E VOTUESVE
16.
Kodi zgjedhor duhet të specifikojë qartësisht afatin, pas të cilit ndryshimet në regjistrimin e statutit të qytetarit të mos pasqyrohet në listat përfundimtare.
17.
Për të rritur transparencën dhe saktësinë e listave të zgjedhësve, ministria e brendshme dhe autoritetet lokale duhet të shtojnë përpjekjet për të garantuar që të gjithë votuesit në listat e zgjedhësve te kenë një kod adrese te sakte.
FUSHATA
18.
KQZ-së duhet ‘ti jepen burime dhe staf i mjaftueshëm për të patur përgjegjësinë në vëzhgimin e impelmentimit të rregullave të fushatës dhe financimit të partive.
PJESEMARRJA E PAKICAVE KOMBETARE
23.
Duhet të shtohen përpjekjet për të siguruar pjesëmarrjen efektive të komuniteteve rome në jetën publike dhe politike, veçanërisht në zgjedhje.
NUMËRIMI DHE SHPALLJA E REZULTATEVE
24.
KQZ duhet të publikojë rezultatet e hollësishme paraprake të qendrave të votimit në internet në mënyrë të menjëhershme, në mënyrë që të rrisin transparencën e procesit të nxjerrjes së rezultateve.