Izraelitet zhvishen në mbështetje të blogger-es egjiptiane
Share
Kur një aktiviste egjiptiane, Aliaa Magda El Mahdy, postoi fotot e saj nudo si protestë ndaj mungesës së lirisë së shprehjes në vendin e saj, në Egjipt shpërtheu tërbimi. Tani një grup femrash nga Izraeli ka vendosur që të zhvishet për të treguar mbështetje ndaj saj. 40 femra nga Izraeli pozuan nudo, duke mbajtur përpara një tabelë ku lexohej Dashuri pa kufinj e shkruar në arabisht dhe hebraisht.
