E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Xhaferaj inauguron qendrën islamike të Komunitetit Musliman Shqiptar



Bashkëpunimet në fushën e kulturës, shkëmbimet e ndërsjellta kulturore ndërmjet dy vendeve, pjesëmarrje të ndryshme në festivale, panaire apo ekspozita të arteve pamore kanë qenë çështjet që kanë pasur theksin gjatë takimit që u realizua mes Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj dhe delegacionit turk i përbërë nga Presidenti i Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar ( TIKA) Musa Kulaklikaya dhe tre anëtarë të Parlamentit Turk, Cafer Tatlibal, Ergun Aydogan, Hasan Calis të shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i Zyrës së TIKAS në Tiranë. Shumë shpejt me ftesë të Ministrit të TKRS do të vijë për një turne artistik një grup i madh kulturor i përbërë nga 40 vetë, të cilat do të performojnë ritmet e gëzuara të muzikës tradicionale turke për artdashësit shqiptar. Ministri Xhaferaj i shprehu delegacionit turk mirënjohjen për kontributin dhe ndihmat që TIKA ka dhënë dhe vazhdon të japë në mbështetje të rivitalizimit dhe rikonstruktimit të objekteve të trashëgimisë kulturore islame në Shqipëri, objekteve të kultit islam, ndihmë kjo e institucionalizuar dhe në Memorandumin e Bashkëpunimit nënshkruar këtë vit midis MTKRS dhe Zyrës së TIKAS në Tiranë. Ministri Xhaferaj i siguroi miqtë turk për vazhdimësinë bashkëpunimit me zyrën e TIKAS për ristrukturimin jo vetëm të veprave të trashëgimisë kulturore por dhe të atyre arsimore. Sipas Presidentit të TIKAS brenda këtij viti do të fillojë restaurimi i 10 objekteve e trashëgimisë së kulturës islame në Shqipëri të shpërndara në të gjithë territoret e Shqipërisë dhe mbi bazën e një studimi fzibiliteti do të mund të bëjnë realitet ristrukturimin dhe revitalizimin e tyre. Kjo padyshim do të arrihet me një punë të përbashkët të ekspertëve shqiptarë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, gjë të cilën e konfirmoi dhe Drejtori i saj i pranishëm në takim, Apollon Bace. Presidenti i Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar ( TIKA) u shpreh e gatshme gjithashtu për ndërtimin dhe hapjen e Universitetit Musliman ne Shqipëri.
Vizita e zyrtarëve turq përkon dhe me përfundimin e punimeve të rikonstruksionit të godinës së Komunitetit Mysliman Shqiptar, e cila u bë e mundur falë ndihmës së kësaj Zyre dhe Qeverisë Turke. Prania në ceremoninë e inaugurimit të godinës së restauruar dhe të dy parlamentarëve turq është shprehje e qartë e vullnetit dhe dëshirës së qeverisë turke për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit me institucionet shtetërore kulturore, arsimore dhe fetare në Shqipëri.

Stolit e Helona Rulit në galerinë “Zenit”

Helona Ruli është prezantuar mbrëm me një koleksion stolisht me titullin "The Living Road" në galerinë "Zenit". Autores i jaë dashur dy vjet punë për përgatitjen e këtij koleksioni ku dhe dallohen stoli të trajtuar me një teknikë të veçantë dhe gurë gjysmë të çmuar punuar në akrilik dhe kanavacë. Secila pjesë e koleksionit prezantohet mbi një leggio, një objekt me të cilin Helona ka qenë e lidhur dikur. Ajo ka studiuar muzikë dikur. Stolitë shoqërohen me foto të realizuara nga fotografi Albes Fusha. Në këtë koleksion Helona tregon dhe lidhjet e ngushta me muzikën tek nënshkrimi që iu bën fotove: Allegrissimo, allargando, andantino ingenuo etj. Ky koleksion stolish është një koleksion që nuk të lë indiferent. Është ndër të tjera një homazh për një kohë të shkuar dhe për hijeshinë e rafinuar. Në modelimin e tyre është shkrirë bashkëkohorja dhe etnosi.
Ekspozita u shoqërua nën tingujt e muzikës.

Flokët e Napoleon Bonapartit shitën për 13 mijë euro

Një tufë flokësh të prera nga koka e Napoleon Bonapartit mëngjesin e ditës së vdekjes së tij, është shitur në një ankand në Zelandën e Re për 13 mijë euro. Blerësi është një koleksionist londinez që ka dashur të mbetet anonim. Balukja kishte tërhequr vëmendjen e shumë shtëpive ankandesh në Zelandën e Re, Lituani, Britani, Hong Kong, SHBA e Francë. Flokët bënin pjesë në koleksionin e 40 objekteve të lidhura me Napoleonin që arrin vlerën 100 mijë dollarë. Mes tyre ndodhet edhe ditari i një gardiani në burgun ku u mbyll ish perandori, i cili kujton fragmente nga bisedat më ish njeriun më të fuqishëm të Francës. Ky ditar u shit për 6 600 dollarë.

1 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›