“Whats Up 2000 + 20”, oferta e AMC-së për të folur me të gjithë
AMC-ja sjell ofertën më të re për klientët e saj, “What’s Up 2000+20”. Burimet zyrtare në këtë kompani bëjnë të ditur se “të gjithë abonentët mund të komunikojnë deri në 2000 minuta brenda grupit What’s Up dhe 20 minuta të tjerë kundrejt të gjithë operatorëve kombëtarë. E gjithë kjo paketë aktivizohet për vetëm 700 lekë (TVSH të përfshirë). Kjo ofertë përfshin edhe 100 MB internet si edhe komunikim falas me Zlango. Abonentët What’s Up mund ta aktivizojnë këtë ofertë nëpërmjet AMC Easy (# 100 #) ose duke dërguar një SMS me tekst “20” në numrin 55411. Oferta është e vlefshme për 15 ditë dhe pas mbarimit të ofertës mund të riaktivizohet për të vazhduar komunikimin pa limit.
What’s Up ofron zgjidhje edhe në rastet kur nevojitet komunikim intensiv në një ditë të vetme. Oferta ditore ju jep mundësinë që, vetëm për 180 lekë (TVSH të përfshirë), të komunikoni 10 minuta me të gjitha rrjetet kombëtare. Oferta duhet konsumuar brenda 24 orëve nga aktivizimi, por mund të aktivizohet përsëri pasi të mbarojë. Për aktivizimin e kësaj oferte mund t’i drejtoheni menusë AMC Easy (#100#) ose mund të dërgoni një SMS me tekst “10” në numrin 55410.
Për përdoruesit e What’s Up është e vlefshme edhe oferta “What’s Up 2000”, që mundëson 2000 minuta kohë bisede brenda grupit, 100 MB internet dhe komunikim me Zlango falas. Oferta mund të blihet për 500 lekë nëpërmjet AMC Easy ose duke dërguar SMS me tekst “2000” në numrin 15152. Kjo ofertë është e vlefshme për dy javë.
Burimet zyrtare në AMC sqarojnë se “What’s Up u ideua që në fillim si mundësi e plotë komunikimi, e lirë dhe më afër nevojave të të rinjve”. Tashmë What’s Up është shndërruar në paketën më të plotë të komunikimit duke i ofruar abonentëve të gjitha mënyrat e mundshme për të komunikuar me këdo dhe kudo.
Telefonata, SMS, MMS, Zlango apo internet janë mënyrat që ofron What’s Up për abonentët për të komunikuar e për të qenë përherë të lidhur me miqtë e të afërmit, duke krijuar një botë plot komunikim.
“Grupi rritet bashkë me kërkesat e përdoruesve. Për këtë arsye AMC i ka ofruar këtij komuniteti, numri i telefonit të të cilëve fillon me 06850, ofertat e mësipërme”, - thuhet në informacionin për lançimin e ofertës më të fundit nga kompania më e madhe celulare në Shqipëri.
1 Korrik 2010