E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinovimi i kombetares, Kuzhe perballet me mungese alternativash

Trajneri kroat i ekipit tone kombetar, Josip Kuzhe nuk e ka ndjekur te gjithe ndeshjen e fundit te kampionatit shqiptar, mes Tiranes dhe Gramozit, per shkak se nuk ka pare nivel te kenaqshem te lojes. Ai, nderkohe eshte shprehur se per dy ndeshjet e ardhshme miqesore, me Malin e Zi dhe Andorren, do te testoje edhe disa lojtaret te tjere, qe nuk kane qene me pare pjese e ekipit tone kuqezi. Josip Kuzhe nuk ka pasur shume alternativa bindese ne kampionatin shqiptar, ndaj edhe do te jete e veshtire ne fund, per perzgjedhjen e lojtareve qe do t'i duhen ne gare per ndeshjet eliminatore te "Euro 2012". Kuzhe ka vezhguar disa ndeshje te kampionatit shqiptar dhe thote se shume pak alternativa i duken bindese. "Duhet te testoj lojtare te perspektives, ne ndeshjet e mbetura, por ka shume pak alternativa", - theksoi Kuzhe. Edgar Cani, sulmuesi shqiptar qe aktivizohet ne Seria B, me Empolin, do te jete ne fokusin e trajnerit te ekipit tone kombetar. Por edhe Hyka, Bakaj, Veliu, Vila, apo Roshi jane alternativa te tjera te trajnerit, ne testin e radhes, ndaj Malit te Zi. Testimi i disa lojtareve te tjere, qe do te sherbejne si alternativa, per te kompletuar skuadren ne vigjilje te Euro 2012, do te jete ne fokusin e punes se trajnerit kroat, Josip Kuzhe. Sulmuesit, nje qendermbrojtes e nje mesfushor jane disa nga pikat e dobeta te ekipit tone para ndeshjeve te ardhshme te eliminatoreve te "Euro 2012" .

Sulmi
Kuzhe thote se sulmuesit e kombetares sone, nuk po aktivizohen me ekipet e tyre, ndaj do t'i duhet qe te kerkoje alternativa te tjera ne te ardhmen. Por pikerisht, ne procesin e rinovimeve trajneri kroat eshte duke u perballuar me mungese alternativash.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›