Ministri bullgar: Vendi ynë përfiton nga kriza greke
ATHINE- Bullgaria përfiton nga kriza financiare dhe ekonomike në Greqi, pranoi ministri bullgar i Financave, Simeon Djankov në një intervistë në gazetën gjermane Die Welt, duke thënë se “bashkatdhetarët e tij, në një farë shkallë, gëzohen për fatkeqësinë e grekëve.
Megjithëse nuk është mirë, ka një farë shpirtligësie ndaj Greqisë, pasi Bullgaria gjithmonë krahasohet me Greqinë», shtoi ministri bullgar i Financave.
«Tani kemi përshtypjen se grekët janë më keq se ne. Kjo na ndihmon në një masë të madhe si qeveri», tha ai. Për një kohë të gjatë bullgarët të cilët pranuan sakrificat për të mbajtur borxhin në një nga nivelet më të ulta në Europë (16% të PBB-së në vitin 2010), shihnin me zili fqinjët grekë për shkak të standardit më të lartë të jetesës.
Sot në Bullgari kanë gjetur «strehë» shumë kompani dhe investime greke. «Ne përfitojnë nga fakti se mjedisi është përkeqësuar për bizneset në Greqi», tha Djankov.
Dy vitet e fundit «pothuajse 2 000 kompani janë larguar nga Greqia dhe aktivizohen në Bullgari», tha ministri bullgar, ndërsa shumë grekë kanë depozituar paratë e tyre në bankat bullgare.
(s.g/BalkanWeb)