E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletet e 8 Majit KQZ pret vendimin e prokurorise

Zyrtarisht, 25 tetori është dita kur KQZ nis djegien e fleteve të 8 majit. Por burime të AS bëjnë të ditur se prokuroria mund të kërkojë sekuestrimin e disa prej kutive të kryeqytetit, duke i përjashtuar përkohësisht nga asgjesimi. Një ditë më parë organi i akuzës, ka marrë në pyetje dy prej drejtorëve të KQZ-së, ndërkohë që në Lezhë prokuroria ka bllokuar disa kuti.

“Nëqoftëse nuk ka ndonjë problem nga prokuria e përgjithshme apo çdo prokurori e rretheve gjyqësore, nëqoftëse nuk do të kemi ndonjë vendim sekuestro të ndonjë kutie të caktuar procesi do të vijojë normalisht. Varet nga shpejtësia dhe aftësia e njerëzve që janë në komision dhe atyre që janë të punësuar si punëtorë të thjeshtë për të vazhduar dhe përmbaruar këtë proces”- tha anëtari socialist në KQZ, Artan Laze.

Në 26 shtator, KQZ vendosi me votë unanime  asgjësimin e fleteve të 8 majit, duke mbyllur kështu plotësisht këtë proces zgjedhor. Komisioni Qendror akordoi 54 milionë leke të vjetra për boshatisjen e kutive dhe djegien e fleteve, procedurë e cila zyrtarisht mbyllet në 31 dhjetor.Megjithatë nisur nga përvoja e janarit, kur u asgjësuan fletet e 2009-së, procesi pritet të zgjasë shumë më pak.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›