Marreveshja me Serbine Balla Penalizon Kosoven

Përjashtimi i pikave kufitare kosovare nga trajektorja e lëvizjes së lirë me Serbinë, është quajtur i dëmshëm në këto momente tensioni nga opozita. Po ashtu deputetet e komisionit të integrimit kanë ngritur pikëpyetje nëse duhej ratifikuar marrëveshja që heq vizat ligjërisht me shtetin ballkanik, para se ky i fundit ta bëjë një hap të tillë.
"Ju nuk njihni më pikat e kalimit kufitar të Kosovës për arsye sepse në anën tjetër të kufirit republika e Serbisë nuk paska pika të kalimit kufitar. Të marrim një rast hipotetik, ndërpritet kjo marrëveshje, qytetarët shqiptarë ndodhen në Serbi dhe serbë në Shqipëri. Njoftimi përkatës mund të merret brenda 24 orëve, që koha e mundshme për largimin nga vendi përkatës është zero", tha Taulant Balla, deputet i PS.
"Republika e Serbisë nuk ka pika kalimi kufitar të shpallura, apo të njohura nga ana e tyre në kufi me Kosovën. Pra, është e drejta e tyre dhe ne nuk mund të ndikojmë qoftë dhe me një marrëveshje, apo në mënyrë të njëanshme. Në momentin që do të ketë shërbime të policisë kufitare, marrëveshja është e hapur dhe nuk thotë për pikat ekzistuese po për cdo pikë që do të ketë", u shpreh Nikolle Ndoci, Drejtor i Migracionit dhe Ripranimit ne Ministrinë e Brendshme.
Ndonëse prej një viti ekziston një vendim qeverie, që mundëson lëvizjen e lirë mes 2 vendeve, në korrik u nënshkrua marrëveshja 2 palëshe që i jep këtij vendimi formën e ligjit.
Ashtu si me Europën, edhe drejt Serbisë mund të udhëtohet pa viza, me të drejtë qendrimi jo më shumë se 90 ditë brenda 6 muajve. Megjithatë opozita ka qenë e ndarë në mënyrën e votimit të marrëveshjes, pasi në komisionin e ligjeve e kundërshtoi ndërsa tek integrimi votoi pro.
Elona Gjylmi