Kukes amnisti per 200 biznese. Shpetojne nga falimentimi

Amnistia fiskale shpëton nga falimentimi 200 biznese në qarkun e Kuksit.Aktivitetet vogla dhe të mesme që mund të përfitojnë nga kjo skemë falje duhet që më parë të shlyejnë detyrimet në drejtorinë e të ardhurave në bashkinë e qytetit. Sipas drejtorit Pajtim Duraku me anë të këtij ligji do të falen gjobat e bizneseve që nuk janë paisur me kasa fiskale brenda afatit ligjor si dhe taksat, tatimet, gjobat dhe interesat e qytetarëve të papaguara deri në datën 31 dhjetor 2010.
“Bashkia Kukës ka gjithsej 120 debitorë nga biznesi I vogël. Gjithashtu, bashkia Kukës ka edhe 50 subjekte juridike nga biznesi, gjithashtu dhe 20 subjekte shtetërore të cilat kapin një vlerë borxhi prej 10 milionë e 800 mijë lekësh.ligji ka një afat. Afati përfundimtar është data 31 dhjetor 2011. Në fillim të viti tjetër humbet mundësia për të përfituar”- tha Duraku.
Duke ju referuar këtij ligji procesi do përfshijë legalizimin e kapitalit, faljen e pasurive të paluajtshme, të pahipotekuara deri tani dhe faljen e detyrimeve dhe taksave doganore. Ligji në fjalë parashikon edhe penalitete për personat që mund të shkelin procedurat e sanksionuara në të.
Flutura Tota