Ministri çek Schwarzenberg viziton Kosovën

Karel Schwarzenberg
Prishtinë, 23 qershor 2011, NOA – Me ftesë të Ministrit të Punëve të
Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të enjten dhe të
premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, Ministri i Punëve
të Jashtme i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg.
Gjatë vizitës dyditore, Ministri Schwarzenberg, do të takohet me
udhëheqësit e Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Misioneve të
huaja dhe autoritete lokale e fetare në Kosovë.
Ministri Hoxhaj dhe Ministri Schwarzenberg do të takohen të enjten.
Takimi do të nisë në orën 16:45 në Ndërtesën e Qeverisë, salla P
37.
Pas takimit, në orën 17.15, do të zhvillohet një konferencë për mediat e dy ministrave, në Sallën e Mediave të Qeverisë P32.
Çekia e njohu pavarësinë e Kosovës në 23 maj të vitit 2008, tre muaj pas shpalljes së deklaratës së Pavarësisë në Parlamentin e Kosovës.
Njohja e shtetit të më të ri të Europës nga Çekia, pasoi reagimin politik të menjëhershëm të Serbisë.
Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç urdhëroi asokohe tërheqjen brenda 48 orësh të ambasadorit serb nga Republika Çeke.
mit/NOA