E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mund të ndërmjetësojë mes Greqisë dhe Maqedonisë

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 14:30

NATO-ja dhe BE-ja duhet të mbeten konsekuentë në përcaktimin për zgjerim për vendet të cilat i plotësojnë kriteret, konsideron Sally McNamara, nga Fondacioni Heritage me seli në Washington.

Analistja, specialitetet e të cilës janë çështjet evropiane, thekson se gjithmonë kanë ekzistuar çështjet bilaterale, se Greqia ka poentë të saj në mosmarrëveshjen me emrin, por se është e rëndësishme që çështja për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë të zgjidhet nga aspekti më i gjerë.

Në kërkesën për ta komentuar deklaratën e fundit të zëvendës-ndihmësit sekretar shtetëror amerikan, Tomas Countryman, se koha për zgjidhjen e mosmarrëveshjes rreth emrit është pikërisht tani, McNamara theksoi se pikërisht tani qeveria amerikane ka mundësi që prej fjalëve të kalojë në vepra.

Ndërsa pala greke insiston në një emër, me përcaktim gjeografik, për përdorim të përgjithshëm, ndërsa pala e Maqedonisë në zgjidhje që nuk do ta prek identitetin kombëtar, McNamara nënvizoi se SHBA dhe Evropa në duar kanë mjete diplomatike dhe mund bëjnë trysni, nëse dëshirojnë, që të zgjidhet çështja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›