Varroset vëllai i Hamid Karzait

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 14:00
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, u ka prirë mijëra njerëzve, në varrimin e vëllait të tij më të ri, i cili u vra të martën, në pjesën e trazuar jugore të këtij vendi.
Varrimi u mbajt nën masa të mëdha të sigurisë.
Ahmed Wali Karzai është qëlluar për vdekje nga truproja e besueshme familjare, në shtëpinë e tij në Kandahar.
Talebanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se vrasja ishte njëra nga “arritjet më të mëdha” të kësaj lëvizje militante.