Qeveria e re maqedonase nuk arritur shumica per votim

Kuvendi maqedonas
Shkup 13 korrik 2011 NOA 8211 Parlamenti nuk ka arritur qe te miratoje sot propozimet e marreveshjes se koalicionit midis VMRO-DPMNE dhe BDI.
Propozimet per ndryshime ne ligjin per perdorimin e gjuhes shqipe dhe perdorimin e flamurit te bashkesive etnike nuk kane arritur qe te marrin driten jeshile pas debateve te ashpra midis pozites dhe opozites.
Agjencia e lajmeve INA raporton se kunder miratimit te ketyre ndryshimeve jane shprehur deputetet e LSDM-se por edhe deputetet e partive shqiptare PDSH dhe RDK.
LSDM vleresoi se behet fjale per nje pazarllek politik dhe antikushtetues midis dy partive te koalicionit qe ndryshon Kushtetuten me ligje si dhe ben riperkufizimin e Marreveshjes se Ohrit.
BDI edhe perkunder ketyre reagimeve ka mbrojtur qendrimet e saj per ndryshimet duke theksuar se me ato rregullohet perdorimi me i gjere i gjuhes shqipe si dhe perdorimi i simboleve kombetare qe ishte aborguar nga Gjykata Kushtetuese.
Deputetja e BDI-se Ermira Mehmeti-Devaja akuzoi deputetet e PDSH-se se me votimin kunder ketyre propozimeve ata votojne kunder gjuhes dhe simboleve kombetare shqiptare.
a.q/NOA