E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi, PBDNJ kundër dënimit për ata që gënjejnë

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, thotë se është dhunim i të dhënave personale gjobitja e individëve që deklarojnë të dhëna të rreme.

“Nga presionet e deputetëve të caktuar në Parlament, imponohen penalitete dhe penalitetet kanë emër dhe mbiemër. Ai që penalizohet me gjobë është i identifikuar, dhe rrjedhimisht, i identifikuari si i penalizuar i dekonspirohen edhe të dhënat e deklaruara”, thotë z. Dule.

Kryetari i PBDNJ-së thekson se Ligji nuk mund të zbatohet në këtë formë. Juristët e kësaj partie do të depozitojnë në fillim të muajit shtator amendimet e ligjit, dhe nëse nuk merren parasysh, PBDNJ do të përshkallëzojë qëndrimet.

“Është një proces krejtësisht i zbuluar dhe nuk mund të jetë i pranueshëm, aq më tepër kur nuk mund dhe në asnjë regjistrim popullsie të ngjashëm me atë që do të ndodhë në vendin tonë nuk ka penalitete të kësaj natyre”, theksoi me tej Vangjel Dule.

Ligji për censusin u miratua në muajin korrik mes shumë kundërshtimeve për dy pikat e fundit të pyetësorit, ku përfshihet deklarimi i fesë dhe etnisë. Pyetësori përmban 40 pyetje dhe procesi i regjistrimit do të kryhet gjatë gjithë muajit tetor. /Start/

                                                                                             2011-08-10 17:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›