Ndoka Do propozojme rikandidimin e Topit sepse PS moralisht nuk e hedh dot kete hap
Krerët politikë të opozitës kur mbështesin pendesën e Edi Ramës për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, në të vërtetë servirin si të vetmin moment pendese zgjedhjen e presidentit me 71 vota. Atëherë ky ndryshim u argumentua për shmangien e krizave të panevojshme presidenciale, për shkak të shumicës së cilësuar prej 84 votash që kërkonte zgjedhja e kreut të shtetit.
Në emër të opozitës, demokristianët e Ndokës po tentojnë, ndërkaq sic vetë ata thonë të hapin edhe një tjetër lojë, duke propozuar si force politike e djathtë Bamir Topin për president.
Megjithatë në këtë lojë, logjika politike pëson një ngërc të madh, kur Ndoka thotë që do ta propozojnë rikandidimin e Topit, sepse PS moralisht nuk e hedh dot këtë hap.
Dhe nga ana tjetër në momentin vendimtar të votimit, logjika e këtij morali që tentohet të ruhet për sy e faqe, do të zhdukej, pasi PS do ta votonte Topin president.
Akoma më e pakuptimtë bëhet hedhja në tregun politik e kësaj ideje, kur Ndoka vetë nuk beson që Topi do të pranoje rikandidimin, sepse me një siguri të fortë Ndoka thotë se presidenti do t’i rikthehet politikës. Ndërkaq vetë Bamir Topit do t’i duhet të bëjë llogari precize nëse do të pranonte një rikandidim nga opozita, për faktin, se do të ishte presidenti i parë shqiptar që do të rrezikonte të zgjidhej edhe me një shumicë të thjeshtë votash.
Për mazhorancën ai është aleat i Edi Ramës të cilit i dha dhe votën më 8 maj. Kurse vetë PS, e cila deklaroi se ai lindi president pas një operacioni korrupsioni, edhe pse sot ndihet më pranë se kurrë kreut te shtetit, nuk i ka votat e duhuara apo qoftë dhe moralin politik për ta rikonfirmuar atë.