E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtesat pa leje, 769 përfituesit që do t’u legalizohen

SHKRUAN: Jonida Tashi 10-06-2011 11:24

Publikohen emrat e 769 përfituesve që do t’u legalizohen shtesat pa leje në pallate.

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) është duke përgatitur dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor për familjet që janë poseduese dhe kanë vetëdeklaruar për qëllim legalizimi shtesat pa leje që ata kanë ndërtuar në objektet me leje në qytetin e Tiranes. Sipas njoftimit të ALUIZN-it, personat e listës së mëposhtme duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Qëndrore të ALUIZNI-t, në adresën: Rruga “Skënder Kosturi”, ish Instituti i Perim-Patates, Tiranë, për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që të procedohet më tej me legalizimin e këtyre objekteve dhe regjistrimin e tyre. Përsa i përket personave që u kërkohet lidhja e kontratës para noterit, sipas ligjit, ata duhet të idhin kontratën e kalimit të së drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore, nga shteti te poseduesi i objektit informal /shtesës pa leje në ndërtim me leje, në përputhje me nenin 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar. Sipas ndryshimeve të bëra në ligjin për legalizimin e shtesave pa leje në pallate, afati i fundit i dorëzimit të dokumentave të domosdoshme është deri më 30 qershor 2011.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›