Ministri i Arsimit Tafaj pritet ne Kosove nga kryetari i Kuvendit Krasniqi
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, Myqerem Tafaj, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit e të shkencës, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të tij.
Ministri Tafaj e njohu kryetarin Krasniqi për angazhimet e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në drejtim të harmonizimit të planeve dhe programeve në fushën e arsimit. Në këtë kontekst, ai foli për punën që është bërë dhe po bëhet për hartimin e Abetares unike, gjë e cila, sipas tij, shënon vetëm fillimin e punës së përbashkët.
Ministri Tafaj u ndal edhe në bashkëpunimin në nivelin universitar të arsimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe, përkitazi me këtë, foli për rëndësinë që ka regjistrimi dhe ndjekja e studimeve nga ana e studentëve të rajonit të brezit kufitar, Tropojës dhe rretheve të tjera të veriut të Shqipërisë, në Universitetin e Prizrenit dhe në universitetet e tjera të Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi ofroi mbështetjen e tij në gjithë këtë proces, me ç’rast theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe unifikimit, për të cilat tha se tanimë janë eliminuar pengesat e mëdha.