Djali i Fatmir Xhindit: Unë deputeti i ri i Partisë Socialiste
TIRANE- Djali i deputetit të vrarë, socialistit Fat mir Xhindi pritet të zërë vendin e Ermelinda Meksit, në Kuvend. Deputetët e PS-së kanë mbledhur dje, firmat për të propozuar ish-ministren e Integrimit, Meksi për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që do të thotë se në rast të miratimit nga Kuvendi, Meksi duhet të lërë mandatin e deputetes.
Rrjedhimisht, në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Fierit, këtë mandat do ta marrë Anduel Xhindi, djali i deputetit të qarkut të Fierit që u vra 2 vjet më parë, në prag të fushatës për zgjedhjet e vitit 2009. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Anduel Xhindi u shpreh se: “Jam informuar pjesërisht për këtë propozim, nga deputetët e qarkut të Fierit”. Kandidati për deputet nuk ka pranuar të shprehet më shumë, në pritje që vendimi të jetë zyrtar.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)