Elbasan qellohet per vdekje nje 49 vjecar

Një 49 vjeçar ka mbetur i vrarë mesnatën e shkuar në një lokal në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në afërsi të përroit të Zaranikës. Viktima është Vasil Kanani me banim në lagjen “Dylihaxhire Myzyri”.
Dy autorët që kanë qëlluar me pistoletë janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pasi kanë qëlluar me pistoletë 49 vjeçarin. Viktima megjithëse është dërguar në Spitalin Ushtarak të Elbasanit nuk ka mundur të mbijetojë si pasoje e plagëve të marra. Në orët e para të mëngjesit është bërë i mundur arrestimi i njërit prej autorëve të krimit. I arrestuari është Emin Mehja 41 vjeç dhe është shpallur në kërkim personi tjetër me inicialet N.D.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë të grupit hetimor dhe dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive banale, pasi autorët janë konfliktuar mes tyre dhe grindja ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes dhe kapjen e autorit tjetër të vrasjes.