E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo PS nuk mund te perdore aleatet

Marrëdhëniet brenda koalicionit opozitar nuk duket se janë aq rozë sa duket. Pakënaqësitë e partive aleate ndaj Partisë Socialiste janë shtuar së fundmi, kryesisht pas humbjes së këshillave të qarqeve. Këtë e ka theksuar në një intervistë dhënë në studion e ABC NEWS, Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale.

Numri një i Demokracisë Sociale, shprehet se ai dhe forca politike që përfaqëson nuk do të lejojë të përdoret nga askush, pavarësisht joshjeve që mund t’i adresohen.

Paskal Milo u ndal në mënyrë të veçantë edhe tek reforma zgjedhore. Ai theksoi se sistemi aktual zgjedhor nuk është i përshtatshëm për kushtet e vendit e për pasojë kërkon një sistem kombëtar. Kryetari i PDS-së theksoi se gjatë reformës zgjedhore, Partia Socialiste, do të duhet të dëgjojë me kujdes kërkesat e partive aleate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›