E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Balla Nafta virxhin krim shteteror Berisha pergjegjes

Partia Socialiste duke e cilesuar korrupsionin me naften virxhin si nje krim shteteror ka kerkuar reagimin e Kryeministrit Sali Berisha lidhur me kete afere. Deputeti i PS-se Taulant Balla ne nje deklarate per shtyp eshte shprehur se perfshirja e zyrtareve te larte dhe njerezve te afert me Berishen deshmon se vete Kryeministri eshte i lidhur me kete ceshtje.

Ne kontrabanden e naftes virxhin te kthyer ne nje krim shteteror rezultojne te perfshire shume zyrtare ish-drejtues te ARMO-s shteterore drejtues lokale te policise e deri ne drejtues te larte te policise se shtetit sic eshte rasti i ish bodigardit te Saliut Agron Kulicaj punonjes te sistemit doganor te inspektoriatit qendror teknik dhe te tatim-taksave. Dhe fajin per kete kriminalizim te strukturave te shtetit e ka Saliu tha Balla.

Deptueti i PS-se ka nenvizuar se ne nje kohe kur zv.drejtori i pergjithshem i policise eshte per te mbrojtur ai perfshihet ne ceshtje fshehje apo vjedhje. Balla tha se kompanite e naftes qe jane perfshire ne kete skandal kane qene te mbrojtura nga Berisha dhe perdori termin ne dete te hapur per te shpjeguar kete.
Ku je Sali Berisha pse nuk flet per kete kontrabande te cilen ti e di dhe e ke njohur mire edhe sasine edhe fitimin. Heshtja jote u tregon shqiptareve vetem nje gje qe fajin per keto krime e ke ti dhe vetem ti. Fol Sali Berisha tregoju shqiptareve per ndonje kompani off-shore te njerit prej te te arrestuarve ne ortakeri me nje pjesetar te familjes tende i cili del ne skene sa here dalin ne drite aktivitete mafioze e kontrabande u shpreh deputeti i PS-se Balla.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›