E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Brendshem i Kosoves Bisedat e mija me kryeministrin Thaci pergjohen

Ministri i Puneve te Brendshme te Kosoves Bajram Rexhepi tha se bisedat e tij me kryeministrin e vendit Hashim Thaci pergjohen dhe kjo ishte arsye qe operacioni i 25 korrikut per venien nen kontroll te vendkalimeve kufitare me Serbine eshte organizuar shume shpejt.

Ai i ka bere keto komente gjate takimit me Komisionin Parlamentar per Pune te Brendshme dhe siguri i cili u pershkua me shume polemika rreth rrjedhojave te atij operacioni.

Nje pjese e anetareve te komisionit ka kerkuar shpjegime perse nuk ka pasur pergatitje me te mira e me te gjate te operacionit te 25 korrikut. Ai tha se autoritetet jane qene te detyruara qe te veprojne ne shpejtesi.

Pse eshte bere shume shpejte shte bere per nje arsye. Se edhe bisedat e mia me kryeministrin incizohen nga nderkombetaret dhe dekonspirohen ende pa perfunduar. Kjo eshte boterisht e ditur.

Prej momentit qe kemi filluar te pergatisim ka pas pergjime dhe ka edhe sot bashkepunetor te ndryshem qe kane punuar edhe per UNMIK-un dhe tash qe i dekonspirojne dhe ndoshta vet ju ndihmojne per t vendosur barrikadat te Leposaviqi. Mos te flasim per nje operacion qe kish me zgjat nje muaj. Atehere do t kishit pas krejt barrikadat e mundshme dhe aty do te ishin dy mundesi te terhiqemi apo te fillojme te vrasim njerez qe ska qene qellimi yne. Sikur te shte vra nje civil krejt operacioni do te devalvonte theksoi Rexhepi.

Askush nga nderkombetaret nuk e ka komentuar ende kete qendrim ndersa zyrtare te UNMIK-ut i thane Zerit te Amerikes se eshte ende heret te thone cfaredo qofte per kete deklarate te ministrit Rexhepi.

Operacioni i 25 korrikut ishte pasuar me trazira te dhunshme per shkak te mospajtimit te banoreve serbe dhe Beogradit me vendosjen e doganiereve dhe policeve shqiptare ne vendkalimet kufitare me Serbine.

Nje kundershtim i tille eshte perseritur edhe pas paralajmerimeve te autoriteteve te Kosoves se te premten me 16 shtator do te filloje zbatimi i marreveshjes me Serbine lidhur me vulat doganore. Autoritetet thane se kjo nenkupton vendosjen e doganiereve dhe te policise se Kosoves ne vendkalimet kufitare me Serbine.

Shefi i delegacionit Serbise ne bisedimet me Kosoven Borisllav Stefanovic tha se kjo eshte e papranueshme duke paralajmeruar veprime per kundershtimin e nje synimi te tille.

Zyrtare te EULEX-it nuk deshen te komentojne deklaratat e zyrtareve serbe por thane se po punohet per hartimin e nje plani te posacem per kete ceshtje gjithnje duke pasur parasysh se Kosova eshte nje njesi e vetme doganore.

Me 2 shtator Kosova dhe Serbia arriten marreveshje lidhur me perdorimin e e vulave doganore dhe sipas qeverise se Kosoves tash po behen pergatitjet per ri funksionalizimin e vendkalimeve kufitare qe u shpallen zona ushtarake pas dhunes qe perfshiu zonen ne fund te muajit korrik.

Ministri i brendshem i Kosoves Bajram Rexhepi tha se veprimet ne veri do te jene te bashkerenduara me pranine nderkombetare ndersa nenvizoi se institucionet jane te vetedijshme per sic u tha pengesat qe po paralajmerohen ne ate zone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›