E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Brendshëm takim në policinë e Tiranës

28/04/2011  Nishani-vartsve: Trajnimet për zgjedhjet punë e mirë, por ushtroni përgjegjësitë

TIRANË- Gjatë takimit që pati në policinë e Tiranës ministri i Brendshëm Bujar Nishani i kërkoi Policisë së Shtetit disiplinë dhe korrektesë të plotë për zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive që ligji i ngarkon për procesin zgjedhor të 8 majit. “Duhet të garantojmë nivelin më të lartë të rendit dhe sigurisë e njëkohësisht respektimin e plotë të të drejtave të qytetarëve shqiptarë gjatë procesit zgjedhor”,-u shpreh Nishani, i cili vlerësoi në fjalën e tij trajnimet e vazhdueshme të drejtueseve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit për procesin zgjedhor në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë OSBE, PAMECA dhe ICITAP. “Keni bërë një punë të shkëlqyer në këtë aspekt. Jam informuar se përgjegjësitë në lidhje me legjislacionin janë konkrete për çdo punonjës të policisë. Objektivat janë të qarta dhe transparente. Duhet të arrini standardet e kërkuara në interes të qytetarëve shqiptarë. Nga drejtuesi më i lartë e deri tek punonjësi më i thjeshtë i Policisë së Shtetit të perceptoni detyrën tuaj dhe të ushtroni përgjegjësitë tuaja në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Çdo punonjës policie të ndihet i motivuar dhe i përgjegjshëm për detyrimet që i takojnë në bazë të ligjit dhe të bëjë mekanizmin e tërë të funksionojë. Jam i bindur se qytetarët shqiptarë kanë besim në profesionalizmin e Policisë së Shtetit”,-tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›