Pesë persona nën hetim, kishin falsifikuar certifikatat
28/04/2011 Do të përfitonin dokumente për të lëvizur jashtë vendit
KORÇE- Prokuroria e Korçës ka filluar hetimet për 5 persona, nga të cilët dy janë nga qyteti i Leskovikut, ndërsa tre të tjerët nga qyteti i Korçës, për veprën penale të “falsifikim të akteve të gjendjes civile” parashikuar nga neni 191 Kodit Penal, pasi kishin falsifikuar certifikatat me qëllim për t’u pajisur me dokumente për jashtë shtetit. Kapja e tyre me dokumente të falsifikuara u bë e mundur nga policia e dy komisariateve përkatëse, të cilët proceduan penalisht ndaj tyre.
Në lidhje me këto çështje burime pranë Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës bënë të ditur se Komisariati i Policisë së Korçës ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve: Donika Ç. 61 vjeçe, banuese në lagjen nr. 1 të Korçës, Marsel Ç. 23 vjeç, banues në lagjen nr.1 të këtij qyteti dhe ndaj Jorgo L. 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14 në Korçë. Sipas burimeve në fjalë, “këta shtetas kanë përdorur certifikata lindjeje dhe familjare për t’u pajisur me dokumente për jashtë shtetit, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara, duke konsumuar kështu veprën penale të “falsifikimit të akteve të gjendjes civile”, parashikuar nga neni 191 Kodit Penal. Ndërkaq burimet bënë të ditur se, “materialet e përpiluara për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”. Kujtojmë me këtë rast se pak ditë më parë për të njëjtën vepër penale nisi procedimin penal ndaj dy shtetaseve, banuese në qytetin e Leskovikut, pasi ato kishin falsifikuar certifikatat personale, certifikatat e martesës dhe certifikatat familjare, me qëllim që të pajiseshin me dokumentacion për jashtë shtetit.