Ndeshkime ne burgje 2 ne pranga dhe 3 nen hetim

Masat penalizuese u moren nga SHKB e burgjeve materialet i referohen prokurorise. Familja e Ajet Markajt thirrje djalit Dorezohu
Nje dite pas arratise spektakolare ne paraburgimin ku gjenden te gjithe te akuzuarit per krime te renda SHKB e burgjeve del me rezultatet e para hetimore duke sjelle edhe ndeshkimet e para ne burgun Jordan Misja. Shefi i sigurise dhe specialisti jane vene ne pranga ndersa tre punonjes te rolit baze jane nen hetim ne gjendje te lire. Megjithese nga ana e policeve roje ka pasur reagim te menjehershem per ngjarjen dhe ka qene gati e pamundur te reagonin edhe ata jane perfshire ne grupin e personave nen hetim dhe te ndeshkuar. Materialet hetimore nga SHKB i jane referuar prokurorise se kryeqytetit. Per kete ngjarje ka reaguar edhe Ministria e Drejtesise e cila ka nen varesi burgjet e cila pasi ka pershkruar ngjarjen dhe rrethanat ne te cilat ka ndodhur deklaron masat qe jane marre per personat pergjegjes te cilesuar te tille nga veprimet hetimore te SHKB-se. Ministria e Drejtesise sqaron edhe faktin se policia ka reaguar menjehere pas veprimeve te kryera nga Markaj duke shkrepur 26 here automatikun ne shenje paralajmerimi per neutralizimin e tij. Nderkohe lidhur me ngjarjen kane reaguar edhe familjaret e te arratisurit nga paraburgimi i sigurise se larte. Ata i kane bere apel djalit te tyre te dorezohet. Familja nga Kukesi qe jeton prej disa vitesh ne Paskuqan ne periferi te kryeqytetit nuk jane pajtuar me veprimin e kryer nga 20-vjecari ndaj dhe kerkojne te vetedorezohet ne polici.
Arratia
Dy dite me pare rreth ores 10.45 ne paraburgimin Jordan Misja sektori nr. 3 i paraburgimit i paraburgosuri Ajet Markaj i arrestuar per veprat penale Vjedhje e bankave dhe e arkave te kursimit mbetur ne tentative dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit parashikuar nga nenet 136/25 dhe 278 te Kodit Penal eshte hedhur ne murin jugor te ajrimit duke bere te mundur largimin e tij nga ky institucion. Reagimi i menjehershem i punonjesve te policise si dhe shkrepja e armes 26 here nuk beri te mundur neutralizimin e largimit te paraburgosurit. Sipas Ministrise se Drejtesise ne lidhje me ngjarjen nga ana e SHKBB-se u kryen veprimet procedurale u krye keqyrja e vendit te ngjarjes nga grupi i eksperteve kriminalistike si dhe u moren ne pyetje punonjesit e policise qe ishin ne sherbim. Te gjendur para ketij fakti dhe duke u bazuar ne veprimet procedurale u provua se pergjegjesi i sigurise se IEVP Jordan Misja Kamber Hoxha dhe specialisti i trupes se regjimit te brendshem Eqrem Disha kane konsumuar te gjitha elementet qe kerkon vepra penale Shperdorimi i detyres parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe ndaj tyre u procedua me masen arrest ne flagrance. Ndersa per punonjesit e policise te rolit baze Xhevat Hidri Frrok Binaku dhe Dritan Rama iu referua prokurorise se rrethit Gjyqesor Tirane fillimi i procedimit penal per vepren penale Shperdorimi i detyres parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe hetimi te ndiqet ne gjendje te lire.