Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, inspekton Agjencinë e Pronave Nishani: Do rrisim fondin e kompensimit për pronarët
Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, deklaroi dje se fondi i kompensimit për pronarët që preken nga legalizimet do të rritet më tej, deri në fundit të vitit.
Nishani tha se deri tani janë 1.5 miliardë lekë në dispozicion të 350 subjekteve, që kanë 2065 pronarë përfitues. "Kjo është çështja për të cilën iu referova faktit që Qeveria, pikërisht për kompensimin e këtyre rreth 350 subjekteve të identifikuara deri tani, janë vënë në dispozicion një fond prej 1.5 miliardë lekë të reja, fond i cili do të shtohet besoj dhe me një shumë tjetër të konsiderueshme deri në fund të vitit", - deklaroi Nishani. Deklarata e tij u bë dje gjatë një takimi me drejtuesit e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ministri tha më tej se procesi për ndarjen e këtij fondi prej 15 milionë dollarësh, po ecën normalisht sipas procedurave ligjore. "Procesi është duke ecur paralelisht. Pra, vendimet e Qeverisë reflektojnë vendimin e ALUIZNI-t për legalizimin e pronës, që është ndërtuar në zonë informale dhe njëkohësisht në po të njëjtin vendim parashikohet vendimi për kompensimin fizik të pronarit, i cili shpronësohet nga legalizimi i kësaj prone. Kjo është çështja për të cilën ne diskutuam sot", - tha më tej Nishani. Gjithashtu, ai përmendi edhe bashkërendimin e punës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me institucione të tjera të linjës, për hartimin e një plani veprimi, i cili parashikon masa legjislative, administrative dhe buxhetore në interes të procesit të njohjes dhe kompensimit të pronave. Sipas tij ka ende mundësi për të bërë mendime të përshtatshme. "Masat ligjore, pra, amendime dhe ndërhyrje të mundshme në legjislacion, përmenda masat administrative që kanë të bëjnë pikërisht me krijimin e mekanizmave efektive të brendshme për trajtimin e çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave dhe natyrisht me masat buxhetore, të cilat mbështesin në fund të fundit të gjitha këto masa të mësipërme që unë përmenda", - tha ministri. Një tjetër pikë e diskutuar në takimin e djeshëm ishte edhe çështja e kompensimit financiar të subjekteve të shpronësuara. Ministri i Drejtësisë premtoi se gjatë këtij viti do të bëhet shpërndarja e fondeve të premtuara për këto subjekte. "Gjithashtu, Agjencia po vazhdon me ritëm normal punën, tashmë të konsoliduar ndër vite, që ka të bëjë me kompensimin financiar të të gjitha subjekteve të tjera pronarë, që kanë kërkuar kompensim financiar", - theksoi më tej ministri i Drejtësisë.