Ministri i drejtesise propozon ndryshime ne Kodin e Procedures

Korrupsioni të jetë një vepër penale që gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ky ka qenë propozimi I Ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi, I bëri public në faqen e tij zyrtare në facebook.
Sipas ministrit “Qytetaret duhet te shohin cdo dite se ata qe abuzojne me fonde publike apo sherbime ndaj tyre, qofshin ne administraten qendrore apo lokale, te gjykohen shpejt, por dhe me denim te gjate si shprehje e nje drejtesie penale efektive”…
Ministri Halimi paralajmëron reformim dhe ndryshime në kodin e procedurën penale në funksion të efikasititit dhe rritjes së shpejtësisë së hetimit. Rishikim dhe reformim parashikohet edhe për Institutin e Gjykimit të Shkurtuar.
“Keto ceshtje por dhe shume te tjera te cilat do ti diskutojme ne javet ne vijim, do te perbejne reformen me te thelle ne fushen e hetimit penal ne keto 15 vjet.
Reforma e Kodit te Procedurës Penale, do te jete nje nga ligjet e para qe do te miratojmë ne shtator te ketij viti”- shprehet ministri.