Këshilli i Ministrave ka marrë të gjitha masat për stabilizimin e gjendjes ne Tirane, për shkak të hapjes së portave të shkarkimit të Liqenit Artificial Konferencë shtypi e Ministrit të
Këshilli i Ministrave ka marrë të gjitha masat për stabilizimin e gjendjes ne Tirane, për shkak të hapjes së portave të shkarkimit të Liqenit Artificial
Konferencë shtypi e Ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit, Blendi Klosi, për situatën më të fundit për përmbytjen e një pjese të qytetit të Tiranës, për shkak të hapjes së portave të shkarkimit të Liqenit Artificial dhe të zonave të prekura nga fatkeqësia natyrore.
Në ndjekje të situatës së krijuar të përmbytjes në një pjesë të qytetit të Tiranës për shkak të hapjes të portave të shkarkimit të Liqenit Artificial, Këshilli i Ministrave ka marrë të gjitha masat e duhura për ndërhyrje të menjëherëshme që stabilizojnë gjendjen, garantojnë kthimin e shpejtë të normalitetit në jetën dhe siparmërrjen e shtetasve dhe po ashtu nisja e nje zgjidhjeje komplekse që korigjon gabimet e së kaluarës dhe prevenon raste të tilla.
Kryeministri ka caktuar Prefektin e Tiranës z.Lili Nushi "Të ngarkuar me menaxhimin e situatës dhe koordinimin e strukturave lokale" si autoriteti ligjor kompetent dhe përfaqësues të Qeverisë.
Sipas vlerësimit më të fundit në terren, numri i banesave të dëmtuara lehtë apo pjesërisht llogaritet në 150. Gjithashtu janë dëmtuar dhe ambjentet apo mallrat e rreth 100 sipërmarrjeve ekonomike.
Policia e ndërtimit që prej mëngjesit të sotëm ka evidentuar një numër të konsiderueshëm ndërtimesh me dhe pa leje mbi kolektorët që shkarkojnë ujrat e Liqenit. Janë në proces prishje tashmë nga kjo polici objektet më problematike duke krijuar kushte për funksionimin normal të kolektorëve që shkarkojnë ujrat e tepërta brenda ditës së sotme.
Korporata Energjetike njofton se në zonën e përmbytur janë dëmtuar 20 kabina elektrike të cilat do të vihen në punë sapo niveli i ujrave të bjerë. Kjo korporatë ka vënë në dispozicion të përballimit të situatës përvec mjeteve dhe makinerive të specializuara të punës edhe ekipin e polumbarëve të Hidrocentralit Vau i Dejës si dhe Brigadën avaro – shpëtuese të minierës.
Me urdhër të Kryeministrit, ministria e Mbrojtjes me strukturat e saj më të specializuara po merren drejtpërdrejt me detyrën e bllokimit të portës që shkaktoi përmbytjet.
Nuk rezulton të jetë dëmtuar në këtë zonë nga përmbytja asnjë objekt arsimor parashkollor dhe shkollor apo institucion i shëndetit publik. Po analizohet mundësia e mbarëvajtjes së punës në këto institucione pasi rrugët lidhëse të zonës janë ende nën ujë dhe presin shbllokimin.
Pavarësisht vështirësive, janë marrë të gjitha masat teknike dhe organizative që të mos ketë shqetësime të furnizimit me ujë të pijshëm të shtetasve që ndodhen në sipërfaqen e përmbytur.
Me urdhër të Kryeministrit është hartuar dhe po zbatohet një program i detajuar ndërhyrjesh rehabilituese që përballojnë emergjencën dhe parandalojnë përsëritjen. Po sot, në këtë funksion Kryeministri ka nxjerrë urdhërat përkatës që garantojnë një koordinim të menjëhershëm dhe efektiv mes dikastereve, forcave dhe ekipeve të specialistëve që punojnë për përballimin e situatës.
Sipas njoftimeve më të fundit nga Portat e Liqenit mbi digë ende po kërkohet një zgjidhje profesionale, e qëndrueshme dhe e sigurtë për mbylljen pa vonesë të tyre.
Përsa u përket pjesëve të tjera të vendit të goditura nga fatkeqësia natyrore sipas të dhënave më të fundit rezulton se gjendja po përmirësohet. Problematike mbetet vetëm situata post përmbytje në qarkun e Lezhës. Kjo për shkak edhe të tërheqjes së ngadaltë të ujrave drejt detit.
Sot arriti të vihet në punë hidrovori i Balldrenit duke rritur shpresën për përmirësim më të shpejtë të situatës.