Ministri i Jashtëm, Bild: Integrimi i Ballkanit, shqetësimi i Sudisë
BRUKSEL- Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild, vendi i të cilit kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, ka shprehur bindjen se rajoni i Ballkanit është zhvilluar pozitivisht në aspektin e integrimit. Duke folur në Parlamentin Evropian, Bild tha se ndryshimet e tilla janë të rëndësishme për politikat e integrimit të BE-së për këtë rajon.
"Do të thoja se, për herë të parë për një kohë të gjatë, forcat e integrimit në rajonin e Ballkanit kanë filluar të jenë më të fuqishme se sa forcat e dezintegrimit. Kjo është me rëndësi kritike që ne të ruajmë shpejtësinë në politikat tona të integrimit për këtë rajon të veçantë", tha Bild.
Duke u ndalur në Ballkanin Perëndimor, Bild ka theksuar se "procesi i integrimit në BE është një nga shqetësimet kryesore të Suedisë". Ai ka garantuar se Suedia do të përpiqet të përshpejtojë procesin e pranimit të vendeve kandidate Kroaci dhe Maqedoni dhe të lehtësojë përparimin e të tjerëve.
Bildt tha se BE-ja mund të marrë kredi për të ndihmuar Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit.