E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau të atin për vetëmbrojtje, arrestohet 17-vjeçarja

MIRDITË- Arrestohet një 17-vjeçare e akuzuar për vrasjen e të atit, në kushtet e vetëmbrojtjes. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur familja raportoi vdekjen e kryefamiljarit, Gjergj Gjoka, 45-vjeç. Por deri sot paradite, nuk u deklarua shkaku i vdekjes së tij.
Sot, policia ka bërë shoqërimin e vajzës 17-vjeçare, pasi ka verifikuar se ajo ka vrarë të atin, teksa ky në gjendje të dehur po dhunonte të ëmën. Mësohet se 45-vjeçari pasi kishte ardhur në gjendje të alkoolizuar në shtëpi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes. 17 vjecarja me një thikë në dorë është përpjekur të mbrojë nënën, por aksidentalisht ka vrarë të atin. Ajo akuzohet për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, por nuk dihet nëse e ka pranuar autorësinë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›