E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm Bumçi takim me Ambasadoren e Republikës të Indisë, Murugesan

21-08-2013 / Gazeta 55

Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, priti në një takim Ambasadoren e Republikës të Indisë, znj. Manimekalai Murugesan. Në fjalën e tij Ministri Bumçi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, duke u ndalur në thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Gjithashtu Ministri Bumçi i kushtoi një vëmendje të veçantë bashkëpunimit në fushën e turizmit, bujqësisë, atë ekonomike nëpërmjet organizimit të grupeve të biznesit  ndërmjet dy vendeve. Ambasadorja Murugesan shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat e lartpërmendura, duke përmendur si shumë të rëndësishme bashkëpunimin në fushën e farmaceutikës dhe IT-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›