E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm, Haxhinasto flet për takimin me sekretaren amerikane të shtetit, Klinton: Uashingtoni dënon bojkotin e parlamentit

13-12-2010 / Gazeta 55

Shqipëria dhe SHBA-të riafirmuan aleancën strategjike

Në Shqipëri duhet të ekzistojë dialogu politik, institucional dhe SHBA e dënojnë bojkotin e parlamentit dhe njëkohësisht vlerësojnë zgjidhjen me anë të një sistemi gjyqësor që ka Republika e Shqipërisë. Me anë të këtij mesazhi, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto solli vlerësimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA ndaj Shqipërisë. Duke vlerësuar vizitën me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton si një ndër më të rëndësishmit si nga niveli dhe përmbajtja që ka pasur, Haxhinasto theksoi se në këtë takim është riafirmuar aleanca strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Gjatë vizitës në Uashington ministri Haxhinasto ka diskutuar mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit, bashkëpunimin si dy vende anëtare të NATO-s, dhe në këtë kuadër të kësaj vizite, ai ka zhvilluar takime në Shtëpinë e Bardhë si dhe në Kongresin amerikan me kongresmenë dhe senatorë. “Kemi marrë një vlerësim të jashtëzakonshëm, por një gjë e rëndësishme është roli që luan Shqipëria për paqen e stabilitetin dhe rolin në Afganistan, dhe për rolin e saj në rajon. Jo vetëm kaq, por është diskutuar dhe për koordinimin e përbashkët mes palëve për njohjen ndërkombëtare të Kosovës e sigurisht për këtë do të ketë një koordinim pune. Marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë të suksesshme dhe në fillim të vitit të ardhshme do të realizohen takime të përbashkëta për tërheqjen e investitorëve për zhvillimin e infrastrukturës, energjisë etj. Pjesë e axhendës është tërheqja e investitorëve amerikane”- përfundoi kryediplomati shqiptar, Edmond Haxhinasto.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›