E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Paguaj për 5 ditë gjobën, 20% më lirë”

10/01/2012  Kryepolici Burgaj mbledh vartësit “Kujdes me karroatrecat vend e pavend”

Rripi, alkooli, shpejtësia e parakalimi më të ndëshkuarat

TIRANË- Meqë sot hyjnë në fuqi gjobat e reja për shkelësit e Kodit Rrugor, Kryepolici Hysni Burgaj takoi dje Shefat e Njësive Rajonale të Policisë Rrugore. Ndëshkimet më të ashpra janë për veprat që kanë sjellë dhe pasojat më të rënda për jetën dhe sigurinë rrugore, por kundravajtësit do të stimulohen me ulje gjobe. Më konkretisht do të ndëshkohen nga 2 mijë deri në 80 mijë lekë për përdorimin e pijeve alkoolike, mosvendosja e rripit të sigurimit, mosvendosja e kaskës mbrojtëse, parakalimi i gabuar, drejtimi i mjetit pa leje drejtimi, shpejtësia tej normave të lejuara etj. Burgaj tha se “Për Policinë e Shtetit nuk do jetë kurrë qëllim në vetvete ndëshkimi, por ndërgjegjësimi dhe edukimi me normat e këtij kodi”. Sipas tij, përgjegjësia për mospërdorimin e rripit të sigurimit nga drejtuesi i mjetit, për personat në mjet, nën moshën ligjore, parandalon shumë veprime abuzive, apo korruptive të punonjësit të policisë pasi në ligj janë përcaktuar saktë dhe qartë procedurat për çdo veprim (p.sh marrja e mjeteve me karrotrec vetëm aty ku ka sinjalistikë të përcaktuar qartë, pasi kemi pasur shumë ankesa nga qytetarët)”. Gjithashtu, Drejtori i Policisë së Shtetit ka menduar të stimulojë pagesën e gjobës dhe nëse kundravajtësit e paguajnë breda afatit ligjor prej 5 ditësh atyre u ulet 20% e vlerës së gjobës. Në fund Burgaj nuk harroi t’u drejtohej qytetarëve me fjalët “Të na mirëkuptoni dhe të na mbështesi në përpjekjet tona për shërimin e kësaj plage të madhe shoqërore, pasi përfitues të drejtpërdrejtë do jeni Ju, të nderuar qytetarë!”. Në 4 vitet e punës për këtë kod të ri u përfshinë specialistët dhe ekspertët më të mirë të Policisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, shoqëria civile, ekspertë ndërkombëtarë që asistojnë Policinë e Shtetit (PAMECA, ICITAP), etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›