Ministri i Jashtëm, Meta merr garancinë e homologut të tij sllovak, Lajçak për liberalizimin e vizave

Në turin e takimeve për të lobuar në procesin e liberalizimit të vizave, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ëshë takuar këtë herë me homologun e tij të Sllovakisë Miroslav Lajçak. Ky i fundit është shprehur përmes një apeli drejtuar Bashkimit Evropian, se duhet të mbahet premtimi, për të hequr vizat me Shqipërinë. Në takimin e zhvilluar me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, Lajçak vlerësoi angazhimin institucional të qeverisë shqiptare në drejtim të plotësimit të kritereve të Komisionit Evropian, duke deklaruar vendi i tij mbështet fort Shqipërinë. Ministri i Jashtëm Meta, u shpreh se qeveria është e përkushtuar drejt realizimit të çdo reforme, në kuadër të realizimit të proceseve integruese. Gjithashtu, Meta i theksoi homologut të tij sllovak se në vjeshtë Shqipëria do hapë ambasadën e saj në Bratislavë. Më tej, biseda është fokusuar dhe te roli i Shqipërisë në Ballkan, të cilën Rajçak e vlerësoi si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
...