Kupa e Botës në Futboll, nisin ndeshjet në burg
LIMA-Të burgosurit në burgun Miguel Castro në Lima nisën të enjten turneun e tyre të Kupës së Botës në Futboll. I modeluar sipas turneut ndërkombëtar të futbollit ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti sportiv përfshinte muzikë, kërcime e interpretime shumëngjyrëshe. Pas shkelmimit ceremonial të topit lojtarët që përfaqësojnë Afrikën e Jugut u ndeshën me ekipin rus në oborrin e ngushtë të burgut. Ndërsa të burgosurit brohorisnin, e ndeshja ndiqej nga presidenti i Institutit Peruan të Sporteve, Arturo Udman dhe Sekretari për çështjet e Jashtme në ambasadën e Afrikës së Jugut, Frans Thamaga, ekipi i Afrikës së Jugut fitoi me rezultatin 3 me 2.
Frans Thamaga tha se turneu në burg merrte shkas nga Kupa e Botës në Futboll që do të zhvillohet këtë vit në Afrikën e Jugut ndërkohë që synonte t’i ndihmonte të burgosurit të integroheshin sërisht në shoqëri pas daljes nga burg. "Duke marrë shkas nga Kupa e Botës mendoj se ky turne është një gjetje pozitive për integrimin sërisht të këtyre njerëzve në shoqëri duke i bërë të ndjehen të barabartë me të tjerët. Kjo është diçkla mjaft me vlerë" tha ai.
206 të burgosur do të luajnë në 16 ekipe që përfaqësojnë vende të ndryshme. Ndeshja finale do të zhvillohet më 8 Qershor.
(d.b/BalkanWeb)