E Diel, 1 Nëntor 2026

Mafia ballkanase e Brukselit: Mos ua hiqni vizat Shqipërisë dhe Kosovës!

Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia tani janë të përjashtuar nga viza për Shengen, 19 dhjetor 2009. Qytetarët e këtyre vendeve, nga kjo datë, mund të shkojnë kudo që dëshirojnë në Evropë, duke përfshirë edhe Zvicrën.
Prandaj, qytetarët serbë, maqedonas dhe malazias (duke përfshirë edhe komunitetin shqiptar të këtyre shteteve të reja të ish-Jugosllavisë), të cilët tash e tutje posedojnë një pasaportë biometrike do të jenë në gjendje për të lëvizur të lirë, për t’i vizituar vendet e zonës Shengen, duke përfshirë këtu edhe Zvicrën. Për shembull, që nga vendimi i BE-së për lëvizjen e lirë pa viza, vetëm nga Maqedonia (me 2 milionë banorë) 200 mijë njerëz, kryesisht të rinj, e kanë lëshuar këtë vend. Siç njoftohet, në muajt e fundit (ose që nga lirimi i vizave, prej 19 dhjetorit 2009), vetëm në Zvicër, më shumë se 15 mijë persona nga viset ish-jugosllave (serbe, malaziase dhe maqedonase) kanë hyrë. Ne e dimë numrin e njerëzve që kanë hyrë në Zvicër, por askush nuk mund ta dijë numrin e atyre që nuk do të kthehen në shtëpi. Dhe sigurisht, një përqindje goxha e madhe nuk do të kthehen për shkaqe tashmë të njohura, për shkak të krizave ekonomike dhe sociale që kanë kapluar këto rajone.
Atëherë shtrohet pyetja çfarë kanë fituar Bashkimin Evropian dhe Zvicra me vendimin e fundit për lëvizjen e lirë të qytetarëve nga vendet a sapodala nga lufta? Sigurisht, ne jemi të vetëdijshëm se ky është një hap i mirë në lidhje me të drejtën themelore për qarkullim të lire, e garantuar ndërkombëtarisht për lëvizje të lire të njerëzve. Megjithatë, kjo zemërgjerësi nga ana e BE-së dhe e Zvicrës mund të jetë e shtrenjtë për këto vende dhe mund të kryejë një efekt bumerang.
Themi kështu, sepse mjafton të lexojmë çdo ditë në shtyp se krimi i organizuar është drejtuar nga njerëzit nga Serbia, Rumania, Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Vetëm për këtë mjafton të lexoni titujt e lajmeve të këtyre gazetave perëndimore lidhur me krimin, si: "Mafia serbe" Pink Panters "kërcënon Evropën", "Policia e franceze dhe ajo zvicerane ka arrestuar dy serbë në Paris për plaçkitje në një dyqan bizhuterishë në Lausanne me vlerë dy milionë franga zvicerane”, "Kush qëndron pas lypësve rumunë në Gjenevë?", "Në kantonin Vaud një grup i trafikantëve kosovarë është çmontuar." Kjo rritje e krimit të shkaktuar nga krimi i organizuar është konfirmuar edhe nga statistikat e policisë zvicerane dhe evropiane, ku burgjet janë të mbushura plot e përplot me shtetas të vendeve të BE-së, për të cilët Brukseli ka hapur dyert e saj!
Ky vendim i Brukselit për heqjen dorë nga kërkesat për viza vlen edhe për malazezët dhe maqedonasit, por jo edhe për qytetarët e Shqipërisë e të Kosovës edhe pse këta të fundit janë duke përdorur euron si monedhën e vet që prej rreth tetë vjetësh. Qytetarët shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës kanë shprehur pakënaqësi për shkak të përjashtimit të tyre nga vendimi i BE-së për lëvizjen e lirë të personave.
Mafia e Ballkanit, e përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm, sigurisht se falënderon Brukselin për mospërfshirjen e Shqipërisë dhe Kosovës në marrëveshjen e fundit për lëvizjen e lirë në zonat Shengen dhe në Zvicër, sepse ky përjashtim i shqiptarëve mund t’i mbush arkat e këtyre trafikantëve me miliona euro...!

Shkrimi është botuar për herë të parë në të përditshmen zvicerane “Tribune de Geneve”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›