E Diel, 1 Nëntor 2026

“Grupi i ri i Korçës”, Edi-Koço-Taku

Historia në një forma a në një tjetër ripërsëritet. Aksioma është e qartë kur fijet midis dy regjimeve nuk këputen, ato kanë mundësi të rilidhen përsëri me brumë me maja të së kaluarës. Rilidhja e fijeve të paprera është bërë sepse kushtet për të lindur dhe gjalluar kanë qenë të gjitha. Partia Socialiste është habitati natyral ku gjallon akoma mikrobi komunist, ky mikrob që ka infektuar këtë shoqëri për 50 vjet, dhe një parti për 70 vjet. Shumë studiues shqiptarë dhe të huaj kanë shpjeguar marrjen e pushtetit të Enver Hoxhës në Shqipëri. Bile deri në detaje dhe analizë. Por ne, në retrospektivë mund të ndërtojmë iterin që bëri Enver Hoxha pasi erdhi i dështuar Franca. Një dështim që i kërkoi një maskim, maskim nga qëllimet e vërteta dhe përfitimet e marra nga Franca. Natyrisht për të fshehur formimin mediokër që e karakterizonte shkoi të mbështeste individualitetin e thartuar në një grup që sapo kishte marrë virusin që po infektonte Europën: komunizmin.
Sidoqoftë leksionet më specifike Ai do t’i merrte në Francë në klubet e vjetra jakobine që sapo kishin përqafuar doktrinën e ripërkufizuar si marksiste-leniniste. Në këtë kohë, Korça kishte më shumë kontakte me Francën, e cila përqafoi ndër të parat komunizmin si ide ose si virus e që më pas do të shkaktonte vdekjen e shumë personave... Historianët janë dakord se Enver Hoxha shkoi në Korçë në moshën 19 vjeç, më 1927, në këtë qytet kishte një lëvizje komuniste që ishte duke krijuar organizatën e vet, Grupin Komunist të Korçës. Në këtë qytet nga të parët që u investuan si komunistë ishin Koçi Bakoja, Koço Tashko dhe Koçi Xoxe. Rikthimi i Enverit në qytete dhe rilidhja e kontakteve me një mik të vjetër intim si Koçi Xoxe, dhe disa të tjerë me profil më minor u mbajt në profilin e ashtuquajtur ilegalitet. Tek Grupi Komunist i Korçës nga pikëpamja arsimore mbizotëronte elementi me arsim fillor. Pranë Grupit Komunist të Korçës qëndruan shumë nolistë të cilët kishin shkuar në Moskë dhe ishin përgatitur në kurse speciale nga NKVD-ja (paraardhësja e KGB-së) për veprimtari politike ilegale .
***
Djalli fshihet në detaje dhe krahasime. Folëm pak më lart për diktatorin Hoxha për të hedhur një paralele me Edi Ramën, edhe ky për shumë kohë në Francë po ashtu ka për mik apo vëlla intim një tjetër Koço: botuesin Koço Kokëdhima, ish-sekretari i Rinisë,
që shumëkush e quan ideologun intim të kësaj kaste soc-komuniste, në rikrijimin e grupit të ri komunist të Korçës. Gurët e parë të këtij grupimi soc-komunist - kuptohet jo më në ilegalitet - përkundrazi hapur fare u vunë nga Edi Rama dhe Spartak Ngjela. Më 19 prill u shpall platforma e marrjes së pushtetit me dhunë duke provokuar policinë dhe institucionet në protestën e 30 prillit, në Tiranë. Në fjalimet e dy liderëve të opozitës socialiste, u pa qartë se e majta kërkon rebelim dhe përmes dhunës rrëzimin me çdo kusht të qeverisë së mazhorancës së djathtë. Aspirant Robespieri Spartak Ngjela, në prani të krye-socialistit Edi Kristaq Rama, kërcënoi nga qyteti i mandolinave se e majta do ta rrëzojë me revolucion qeverinë “Berisha”. “Grupi i ri i Korçës” kishte marrë hapin e parë të formimit, kurse gurin e dytë të themelit e vuri vetë I Papranueshmi Rama, pak orë më pas në një ambient më komod sesa rruga, ku si i ftuar në emisionin e gazetarit dhe shokut të tij Arjan çani, e përforcoi më tej këtë qëndrim zyrtar, tashmë të PS-së, duke thënë se e vetmja formë për ta larguar nga pushteti Kryeministrin Berisha është ajo e revolucionit. Tamburet e revolucionit kishin rënë, dhe shpirti i tij ecte në shi - për të perifrazuar Kadarenë tek romani “Kështjella”. Si dovlet haxhiqamilist me ngjyrim socialist shtjelloi më tej këtë qëndrim, duke thënë se Partia Socialiste dhe aleatët e saj janë në një fazë radikale të qëndrimit të tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›