E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtëm gjerman, viziton Afganistanin

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, ka zhvilluar sot një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan. Gjatë kësaj vizite ai është takuar me presidentin Hamid Karzai.

Por ministri gjerman, nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me afatin e qëndrimit të trupave ushtarake, të cilat po qëndrojnë në veri të Afganistani. “Nuk do të ishte mirë të themi se kur, dhe në cilin muaj do të reduktohet kontingjent i trupave, pasi jo do të ishte një ftesë për të filluar dhuna në atë zonë”, është shprehur ai.

Parlamenti gjerman në muajin janar, ka miratuar zgjatjen prej 12 muaj të misionit në Afganistan, me kusht që trupat të fillojnë të kthehen nga fundi i vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›