E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel-Sarkozy, marrëveshje për Greqinë

Gjermania e Franca pak orë para fillimit të samitit të krerëve të Eurozonës, kanë arritur në një pozicion të përbashkët për krizën e borxheve në rastin e Greqisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy janë këshilluar në Berlin për krizën në Greqi e vende të tjera edhe me presidentin e Bankës Qendrore Europiane Jean-Claude Trichet.

Rezultati i këtij takimi do t`i paraqitet edhe presidentëve dhe kryeministrave të tjerë në samitin e BE-së në Bruksel të enjten.

Samiti i posaçëm i zonës së euros duhet të vendosë për paketën e re të ndihmës financiare për Greqinë e zhytur në borxhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›