E Shtunë, 31 Tetor 2026

Z. Rama pinjollët e krimit gjenden në PS

11-02-2012 / Lavdrim Lita

Kreu i PS, Edi Rama organizoi dje një tryezë partie për të deklaruar qesim: “Shteti humbi betejën me krimin, unë di ta fitoj”, paçka s’e nuk sqaroi sesi do ta fitonte këtë betejë të vështirë. Sigurisht ai mund ta fitojë këtë betejë hipotetike. Por së pari duhet ta fitojë betejën reale me djalin e Gramoz Ruçit, me djalin e Arta Dades, etj, duke i futur ata në burg për krime ordinere dhe ndoshta të rënda. Kryetari i Partisë Socialiste jo vetëm që nuk është distancuar nga këto ngjarje të frikshme, por ka bërë të kundërtën duke sulmuar uniformat blu siç bëri pak ditë më parë kur tha: “persona të veshur me imunitet kryeministror, që kontrollojnë me radio policie rrugët e kontrabandës”. Në këtë mënyrë ai konsumoi një hakmarrje të ftohtë ndaj policisë së shtetit, që për të ka qenë gjithmonë një pengesë e pakapërcyeshme për marrjen me dhunë të akseve kryesore rrugore, të bulevardit kryesor kryeqytetas dhe institucionit të kryeministrisë së Shqipërisë gjatë furisë radikale 2 vjeçare të opozitës. Si përfaqësues i anti-shtetit, Rama disa herë e ka shpërdoruar mundësinë për të qenë politikan e njeri i pranueshëm jo vetëm për sytë e shqiptarëve, por dhe ato të ndërkombëtarëve që dinë më shumë seç thonë.
Megjithatë nuk është ndonjë çudi e madhe. Përgjithësisht, krimi ka pasur një damar të vjetër dhe të dukshëm me Partinë Socialiste dhe mund të përmendet këtu jo vetëm xhelatët komunistë e pinjollët e familjeve të ish-bllokut (sepse janë të njohur mbiemra përndjekësish si Klosi, Peza, Gjoni, Beqja, Bare, Bushati, Shamku, etj.) por edhe lidhje miqësore. Për shembull është i ditur fakti që djali i deputetes Arta Dade-Dabulla i dërgoi një pako postare nga Tirana Orik Shytit, kreu i organizatës terroriste “hakmarrja për drejtësi” (njëkohësisht bashkë me të vëllanë janë fëmijët e ish-zv/ministrit të Brendshëm Aredin Shyti, njërit prej personazheve më të errët të Sigurimit të Shtetit). Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” siç dihet nga dokumentet e shumtë ishte krijuar në vitin 1994 në qytetin e Durrësit me qëllim destabilitetin e vendit. Punizmo-mafia doli në skenë me ekstremizmin e saj të dhunshëm ideologjik anti/kapitalist me autobombën tek VEFA në Tiranë 26.02.1996. Me Bankën e Tiranës; Vjedhja e Bankës se Vlorës, etj. Lajmi mori dhënë pasditen e datës 12 tetor të vitit 1996, kur Televizioni Shqiptar (TVSH) transmetoi lajmin se "në një apartament në qendër të Tiranës ishte zbuluar një arsenal i madh armësh luftarakë”.
Kuptohet vetiu shteti nuk e ka humbur luftën me krimin sepse ajo e fiton përditë këtë luftë, me kontrollin çdo centimetër të territorit shqiptar. Pa punë e policisë së shtetit nuk do të kish qenë e mundur shpartallimi i shumë bandave të rrezikshme. Sidomos ajo e Aldo Bares që kishte lidhje të shumta politike, sigurisht të majta. Çdo redaksi serioze e ka dosjen  e bardhur të kodifikuar “Bizhu 1 e 2” të Prokurorisë së Torinos, më saktë nga  Seksioni i Shtatë i Antidrogës se Kuesturës se Torinos. Materiali është tejet voluminoz prej 430 faqesh, i është sekretuar Interpolit shqiptar me fakte që kanë qindra përgjime të telefonatave te bëra mes kreut te organizatës së Lushnjes dhe pjesëtareve të saj  Në të përfshihen telefonata që u janë bërë drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit për të mos guxuar të godasin njerëzit e organizatës, apo dhe afera të dyshimta të kryera ku përmenden emra politikanësh të PS-së e funksionarësh të lartë shtetërorë të viteve 1998-2005. Sikurse kuptohet vetiu nga interceptimet telefonike del se “engjëlli” mbrojtës” i bandës së Lushnjes ishin disa politikanë të majtë. Ka shumë informata që edhe “vonesa” e prangosjes së Aldo Bares, për disa vite, u favorizua nga deputetët socialistë të njohur. Është faktuar disa herë nga kjo gazetë me zbardhje të përgjimeve telefonike të anëtarëve të bandës së Lushnjes, më konkretisht Alfred Shkurtit (pseudonimi i Aldo Bares) dhe krahut të djathtë të tij, gjakatarit Enver Dondollaku që hedhin në lojë emrat e Edi Ramës dhe Erion Braçes në premtime tenderësh pastrimi në Lushnjë dhe nëpër bashkitë ku administrohej nga socialistët.
Sidoqoftë sot është një papërgjegjshmëri totale nga ana e opozitës sepse të dalësh kundër policisë së shtetit do të thotë të jesh kundër institucioneve dhe të hapës një shteg justifikimit të krimeve. Po e konceptuam policinë si përgjegjëse për rritjen e shkallës së kriminaliteti është sikur të thuash sëmuremi më shumë sepse mungon mjeku. Gjithashtu rritja e zbulueshmërisë së krimit të rëndë, siç është krimi i vrasjes  statistikat tregojnë për një zbulueshmëri 85% të kësaj figure të rëndë të krimit, është motiv besimi në strukturat e policisë së shtetit.  Sigurisht në mesin e  këtyre ngjarjeve të rënda për një vend, kreu i opozitës ende sot nuk ka shpenzuar një fjalë për forca e sigurisë së institucioneve kushtetuese. Ai e sulmon policinë pasi ajo bën detyrën kushtetuese, dhe kur ndalon e shoqëron djemtë e deputetë dhe deputeteve socialistë/e të përlyer në kundravajtje penale, e plagosje e tentativë vrasje.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›