Opozita kundër “ekipit të unitetit” për veriun
PRISHTINË- Partitë opozitare nuk do t’i mbështesin nismat e Qeverisë për formimin e një ekipi të përbashkët për trajtimin e çështjes së veriut të Kosovës. Në vend të formimit të grupeve dhe hartimit të strategjive, opozita kontributin e vet e ofron përmes institucioneve, përkatësisht Kuvendit.
Ndërkaq, nga Qeveria kërkon që në vend të përpjekjeve për gjithë-përfshirje, të ndërmarrë hapa konkret konform përgjegjësive që ka për normalizimin e gjendjes në këtë pjesë të vendit, raporton Zëri.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë se LDK nuk do të jetë pjesë e grupeve dhe planeve eventuale të Qeverisë aktuale për veriun.
“Edhe po të ketë ftesë, LDK-ja nuk do t’i bashkëngjitet kurrfarë grupi që formon Qeveria, në këtë rast, as për çështjen e veriut. Fundi i fundit ne konsiderojmë që formimi i grupeve është vetëm për të humbur kohë dhe për të mos kryer punë. Qeveria, partnerët e koalicionit e kanë përgjegjësinë dhe le t’i kryejnë punët e veta”, thotë Beqiri.
Një qëndrim kundër përfshirjes së pozitës dhe opozitës në kuadër të një ekipi të përbashkët për veriun ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
(Zëri/BalkanWeb)