E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë viziton Kosovën

Nga Express më 18 prill 2011 në ora 19:15

Ministri i Punëve të Jashtme i Norvegjisë, Jonas Gahr Store po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të homologut të tij Enver Hoxhaj.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Jonas Gahr Store do të ketë takim me përfaqësues institucional dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë, në takimet që do të zhvillojë kryediplomati norvegjez, pritet të diskutohen tema të ndryshme me interes të dy shteteve, me theks të veçantë për mbështetjen që do t’i japë Norvegjia Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike.

“Ndër temat kryesore të takimit mes ministrit Hoxhaj dhe ministrit Jonas Gahr Store do të jenë liberalizimi i vizave, nxitja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit më të madh në fushën e ekonomisë, tregtisë, bujqësisë, arsimit, kulturës etj”, thuhet në njoftimin e MPJ’së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›