Adefemi vdes në aksident me veturë

Mbrojtësi i Skoda Xanthi, Olubayo Adefemi ka vdekur në një aksident me veturë, ka njoftuar policia greke të hënën.
Reprezentuesi nigerian, 25 vjeç, humbi kontrollin e veturës së tij në autostradën Egnatia, derisa ishte duke vozitur nga Xanthi drejt Salonikas në regjionin Kavala të veriut të Greqisë.
Ish futbollisti i Rapid Bucharestit ishte nisur për të finalizuar detajet e martesës së tij kur ndodhi incidenti, ka njoftuar policia.
Adefemi u transferua në Xanthi gjatë verës së vitit të kaluar dhe bëri 24 paraqitje për klubin, duke shënuar dy gola. Ai po ashtu ka zhvilluar tri ndeshje për Nigerinë.
“Super League dhe e tërë familja e futbollit grek dëshiron të shprehë ngushëllimet e thella dhe përkrahjen për familjen e Olubayo Adefemit, i cili vdiq tragjikisht në një aksident me veturë”, thuhet në një komunikatë të publikuar nga liga greke e futbollit, të hënën.