E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësi i Eulexnën hetim akuzohetse keqpërdori postin

PRISHTINË- EULEX konfirmon lajmin se një punonjës i saj është nën hetim pasi akuzohet për keqpërdorim të postit zyrtar.

Sipas një komunikatë të dërguar mediave të dielën nga Misioni Evropian për Sundim të Ligjit ky zyrtar ndërkombëtar tashmë është shkakruar nga detyra, “ndërsa disa të tjerë janë transferuar përkohësisht në dëtyra të tjera brenda misionit për shkaqe sigurie”.

E njëjta komunikatë njofton se të gjithë përsonat në fjalë kanë qenë pjesë e njësitit për Mbrojtje të Afërt të ngarkuar për sigurinë fizike të Shefit të EULEX-it ndërsa shkarkimet dhe transferimet janë arsyetuar si masë mbrojtëse pasi aftësia e njësitit për të kryer detyrat e tij është kompromentuar.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›